Erdogan: Turqia e kishte deportuar njërin nga sulmuesit e Brukselit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogan: Turqia e kishte deportuar njërin nga sulmuesit e Brukselit

    Insajderi
    23 March 2016 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan thotë se një nga sulmuesit e Brukselit ishte kapur në qershor në Turqi dhe se ai ishte deportuar në Belgjikë.

    Erdogan tha sot se autoritetet belge e kishin liruar të dyshuarin, pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Turqisë se ai ishte “luftëtar i huaj”.

    Presidenti turk nuk e përmendi emrin e sulmuesit, por tha se ai person ishte arrestuar në kufirin e Turqisë me Sirinë, në Gaziantep, dhe se Turqia zyrtarisht i kishte njoftuar autoritetet belge për deportimin e tij më 14 korrik.

    Erdogan tha se “përkundër paralajmërimeve tona se ai person ishte luftëtar i huaj terrorist, Belgjika nuk kishte gjetur asnjë lidhje të tij me terrorizmin”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark