×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdogani gjatë Samitit në Tiranë: I gatshëm të rindërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Insajderi
    28 February 2024 - 22:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të presë sërish negociatat e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu.

    Në një video-mesazh të lëshuar në Samitin Ukraina-Evropa Juglindore, të mbajtur në Tiranë, presidenti Erdogan tha se ai mbetet në qëndrimin e tij se diplomacisë dhe dialogut duhet t’i jepet një mundësi për një “zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme” të luftës së Ukrainës.

    “Unë jam i mendimit se duhet të iniciohen përpjekje të përbashkëta, të paktën për përcaktimin e parametrave të përgjithshëm të paqes”, tha Erdogan.

    Ai tha se Turqia “në parim” mbështet formulën e paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe se është e gatshme të kontribuojë në “rimëkëmbjen dhe rindërtimin e shpejtë” të vendit të shkatërruar nga lufta.

    Presidenti turk gjithashtu theksoi nevojën për rregullore të sigurisë detare të Detit të Zi she se Ankaraja është në bisedime për një rregullore të re të mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) mbi angazhimet e sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark