×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Erdoganin e zë gjumi gjatë intervistës

    Insajderi
    27 May 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rexhep Tajip Erdogan e zuri gjumi gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin turk, kamera u rrotullua sapo presidenti turk mbylli sytë.

    Në atë kohë ai u pyet për PKK-në, në funksion të zgjedhjeve.

    Të dielën hapen sërish qendrat e votimit në Turqi dhe pak orë para zgjedhjeve të reja, Erdogan dha një intervistë të papritur.

    Erdogani që duket i lodhur në video e ka zënë gjumi dhe kamera që kishe si fokus presidentin turk ka ndryshuar menjëherë pamjen dhe iu drejtuar gazetarit.

    Megjithatë, Rexhep Tajip Erdogan synon të zgjasë sundimin e tij për një dekadë të tretë në zgjedhjet e së dielës pasi shanset janë në favor të tij në raundin e dytë të votimit, pasi ai përfundoi përpara rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu në raundin e parë.

    Tashmë i përforcuar nga shumica parlamentare e fituar nga partia e tij islamike, AKP, dhe aleatët e saj në zgjedhjet e 14 majit, Erdogan u forcua më tej të hënën duke njoftuar mbështetjen e një politikani nacionalist që kishte dalë i treti në raundin e parë. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark