Insajderi
Botë

Erërat e forta lëvizin aeroplanin në aeroportin e Teksasit

Insajderi
30 May 2024 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Erërat e forta lëvizin aeroplanin në aeroportin e Teksasit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aeroplan ka lëvizur nga pozicioni i tij brenda aeroportit në Teksas të martën, si pasojë e erërave të fuqishme që kanë goditur rajonin.

Pamjet e publikuara tregojnë avionin e linjës “American Airlines” duke lëvizur, derisa derën e kishte të hapura dhe krahu i tij ishte gati të godiste urën për pasagjerë, raporton BBC.

“American Airlines” ka thënë në një deklaratë se disa prej avionëve të saj janë prekur nga moti i ligë, mirëpo pa pasoja në njerëz.

Të enjten, më shumë se 275,000 shtëpi dhe biznese në Teksas, Kentuki dhe shtete të tjera të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike, derisa stuhitë kanë vazhduar ta godasin rajonin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark