×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Erërat e forta në Prishtinë, Fushtica: Ky mot mund të përsëritet ditëve në vijim

    Insajderi
    11 March 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erërat e forta kanë goditur Prishtinën sot, gjatë ditës.

    Drejtori për Emergjenca të kryeqytetit, Lulzim Fushtica, tha se vlera e dëmeve të shkaktuara s’është e madhe, ndërsa një lloj i tillë i motit mund të përsëritet prapë në vijim.

    (Vlerësimi i dëmeve) është në fazën fillestare, ekipet sipas protokolleve që i kemi e përgatitim raportin ku dalim edhe me vlerën e dëmeve, por nuk janë dëme të mëdha – për fat të mirë”, tha ai.

    “Por ne duhet të kemi parasysh se kësi lloji moti ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike globale, mund të presim edhe në ditët dhe muajve në vijim”, theksoi Fushtica në Info Magazine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark