×
  • Sport
  • Sport

    Ergyn Ahmeti i KF Llapit, shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    18 September 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 5-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të KF Llapi , Ergyn Ahmetit.

    Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit kreativ të skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Feronikeli 74 pati paraqitje të mirë, teksa edhe shënoi një gol, duke kontribuar që skuadra e tij të fitojë tri pikë të reja, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 0:3 dhe duke marr kryesimin e tabelës në Albi Mall Superliga.

    Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e KF Llapi, Ergyn Ahmeti e ndau Elton Rexhepi, zyrtar i marketingut në Albi Mall.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark