×
  • Sport
  • Sport

    Eric Cantona: “Liri për Palestinën” do të thotë që palestinezët të jenë të lirë nga pushtimi izraelit

    Insajderi
    17 October 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhe ndërsa kordoni shtrëngohet në Rripin e Gazës, me sulmet ajrore izraelite në lëvizje të plotë dhe ndërhyrjen tokësore të ushtrisë izraelite të pashmangshme, lufta ka marrë jetën e të paktën 1.400 njerëzve në anën izraelite dhe 2.750 të tjerë në anën palestineze.

    Me një postim në Instagram, legjenda veterane e Mançester Junajtid, Eric Cantona, mori pjesë në përplasjet e përgjakshme, duke dashur të bëjë të qartë se të bësh thirrje për lirinë e Palestinës nuk do të thotë të mbështesësh Hamasin.

    “Të mbrosh të drejtat e palestinezëve nuk do të thotë se je pro-Hamasit. Të thuash ‘Liri për Palestinën’ nuk do të thotë se je antisemitik, ose dëshiron që të gjithë hebrenjtë të largohen.

    “Liri për Palestinën” do të thotë që palestinezët të jenë të lirë nga pushtimi izraelit që u ka grabitur të drejtat e tyre themelore të njeriut për 75 vjet.

    “Liri për Palestinën” do të thotë ndalimi i burgosjes së 2.3 milionë palestinezëve në burgun më të madh të hapur në botë, gjysma e të cilëve janë fëmijë.

    “Liri për Palestinën” do të thotë fundi i aparteidit të imponuar nga qeveria izraelite.

    “Liri për Palestinën” do të thotë t’u japësh palestinezëve kontrollin e infrastrukturës bazë në tokën e tyre,”- ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark