×
  • Lajme
  • Lajme

    Erion Veliaj nën hetim nga SPAK-u

    Insajderi
    28 December 2023 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, thekson se për çështjen e inceneratorëve është marrë nën hetim edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    Këtë deklaratë Dumani e ka bërë gjatë një takimi me gazetarët në këtë fundvit. 

    “Hetimet po vijojnë. Nuk ka përfunduar, ka persona të tjerë të përfshirë. Do të verifikohet çdo zyrtar”, u shpreh Dumani. 

    Sa i takon Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, ai theksoi se hetimet janë intensive. 

    Pak javë më parë, SPAK lëshoi 15 fletë-arresti për aferën në inceneratorin e Tiranës. Raportohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

    Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

    Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

    CNA ka raportuar më parë se Taulant Tushe, drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës do të vihej në pranga për këtë megaaferë./CNA 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark