Mesfushori shkodran Erjon Vucaj, rrëmbeu skenën në kampionatin malazez, me një supergol të realizuar nga distanca, në sfidën ndaj Mornar Bar, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Ky ishte goli i parë me fanellën e Deçiç, për mesfushorin shkodran, i cili iu bashkua skuadrës shqiptare që militon në kampionatin e Malit të Zi në merkaton e janarit.
Në minutat e 69-të, me një predhë të kalibruar, 32-vjeçari, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.
Dueli mes Mornar Bar dhe Deçiç ishte i vlefshëm për javën e parafundit të elitës së futbollit malazez, teksa skuadra shqiptare e Vucajt, ka siguruar pjesëmarrjen në Europë edhe këtë sezon, duke u renditur në vendin e tretë
Në të kaluarën mesfushori shkodran ishte pjesë e Dritës në Kosovës, ndërkohë që me Deçiç, numëron 14 ndeshje dhe 1 gol të shënuar. Për më tepër shikoni golin spektakolar të realizuar nga Vucaj.