Insajderi
Lajme

Ermal Sadiku pas vendimit të Qeverisë: Vota nuk është mall, shteti nuk mundet me u shndërru në bankomat

Insajderi
24 December 2025 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ermal Sadiku pas vendimit të Qeverisë: Vota nuk është mall, shteti nuk mundet me u shndërru në bankomat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, katër ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ka dalë me njoftim se Qeveria do ndajë shtesa të menjëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët.

Lidhur me këtë ka reaguar kandidati për deputet nga LDK, Ermal Sadiku.

Ai i kujtoj qytetarëve se vota nuk është mall dhe e njëjta Qeveria i ka rritur çmimet e produkteve esenciale.

“Vota nuk është mall. Vullneti nuk shitet e nuk blihet. Shteti nuk mundet me u shndërru në bankomat për interesa të ngushta elektorale. Nuk mundet i njëjti pushtet që ua rriti çmimet e produkteve esenciale, ua shtrenjtoi rrymën e i varfëroi, me u shfaqë katër ditë para zgjedhjeve si shpëtimtar me nga 100 euro për fëmijë e të moshuar. Sigurisht që ata sot e çdo ditë kanë nevojë për çdo cent, por më shumë se kaq kanë nevojë për arsim e shëndetësi cilësore dhe për zhvillim të qëndrueshëm e trajtim të dinjitetshëm. Dhe krejt këto, kjo qeveri s’ka ditë me ofru për 5 vite. Në vend të tyre servoi bllokada e izolim. 28 dhjetori po vjen. Stagnuesit e bllokuesit duhet me marrë përgjigjen. Duhet me marrë JO-në e madhe për papërgjegjësinë e tyre me shtetin, për transaksionet elektorale me taksat tuaja”, ka shkruar ai.

Ermal Sadiku është kandidat për deputet me numrin 19 nga Lidhja Demokratike e Kosovës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark