×
Zgjedhjet 2021

Ermira Vllasaliu prezanton programin ambicioz të Aleancës për rindërtim ekonomik

Insajderi
03 February 2021 - 12:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Emira Vllasaliu Ratkoceri, ka prezantuar planin ambicioz të Aleancës për rindërtim ekonomik dhe sanim të dëmit nga pandemia, shkruan Insajderi.

Ratkoceri ka njoftuar se programi i Aleancës do të këtë tre hapa, ku fillimisht planifikohet ndihmë konkrete për biznese, ku parashihet një fond për Rindërtim Ekonomik prej 1 miliardë euro përfshirë kreditë për ndermarrjet me: grejs periudhë prej 2 viteve, afate të kthimit prej 5 – 10 vite, dhe kamata me maksimum 3.5%

Hapi i dytë përfshin ndihmë për qytetarët në formë të transfereve
– 100 euro për çdo qytetar rezident të Kosoves,
– Subvencionim i shumës prej 150 euro për tre muaj për çdo grua të punësuar, dhe
– Subvencionim prej 40 eurove për secilin fëmijë të regjistruar në kopsht parashkollor.

Ndërkohë hapi i tretë parasheh lehtësira fiskale me ndihmë për qytetarët dhe bizneset. Këtu përfshihen:

– Shtyrja e obligimeve tatimore të vitit 2020, për fillim të vitit 2022,
– Zvogëlimi i tatimit në paga ku qytetarët nuk do të paguajnë fare tatim për pjesën e pagës deri në 170 euro.

Gjithashtu, Programi ekonomik i Aleancës parasheh edhe dyfishimin e buxhetit të Kosovës që përfshin:
– dyfishimin e investimeve publike,
– dyfishimin e pensioneve, dhe
– dyfishimin e pagës mesatare nga 500 në 1000 euro.



OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark