×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Eroll Salihu: Vendimi është totalisht konfuz, nuk e njohë

    Insajderi
    23 March 2022 - 23:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eroll Salihu në një paraqitje përmes Skype në emisionin “Politico” ka deklaruar se vendimi i sotëm i Federatës së Futbollit të Kosovës është konfuz dhe i jashtëligjshëm, shkruan Insajderi.org.

    Sipas tij, ai ka thënë se ky vendim është konfuz për arsye se edhe Kuvendi I thirrur më gjashtë prill është i jashtëligjshëm.

    Salihu deklaroi se është pjesë e FFK-së edhe pse është i suspenduar dhe se ai edhe më herët në letrën që e ka shkruar për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, kam potencuar se Kuvendi i thirrur është i jashtëligjshëm.

    “Kam konstatuar se është i paligjshëm. për cka ëhtë i pa ligjshëm e kam potencuar se është para e kohës, e disa Vendimi është konfuz, nuk e njohë. Për arsye se nuk ka Kuvend të rregullt, është i jashtëligjshëm”, deklaroi Salihu në “Politico”, transmeton Insajderi.

    Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin “Politco” në televizionin Kanal10. Përveç tij, në panel janë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, drejtori i KF Drenicës, Taulant Dajaku dhe gazetari i sportit në këtë televizion, Lorik Gashi, shkruan Insajderi.org.

    Vokrri është ftuar pas publikimit të vendimit nga ana e Federata e Futbollit të Kosovës për t’ia shpallur të pavlefshëm nënshkrimet të cilat Ia mundësojnë kandidimin për Kryetar të FFK-së.

    Sipas FFK-së, nënshkrimet e delegatëve të klubeve (FC Prishtina, KF Kika dhe KF Ulpiana) nuk janë valid.

    Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.

    Kujtojmë se, më 2 mars, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpalli zgjedhjet për kryetar të cilat do të mbahen më 6 prill.

    Ndryshe, në garë për të parin e FFK’së ishin edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti të cilët u tërhoqën për ta mbështetur kandidaturen e Gramoz Vokrrit.

    Gramozi, është djali i legjendës së ndjerë Fadil Vokrri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark