×
  • Lajme
  • Insajderi

    Escobar: Kërkuam të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat, Kurti nuk na garantoi

    Insajderi
    19 October 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se ka kërkuar nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, të shtyhet vendimi për targat. 

    Escobar tha se është e rëndësishme që kur ShBA-të dhe Quinti të bëjnë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë.

    Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit, dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA-ve, por e gjithë QUINTIT. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë Escobar.

    Tutja, Escobar ka thënë se për shtyrjen e këtij vendimi nuk morën zotim nga Osmani e Kurti.

    Jo, nuk e morëm. Prandaj, ende po e pres këtë. E di që do të ketë edhe të tjerë zyrtarë nga Quinti që do të vizitojnë, zoti Lajçak do të jetë këtu. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë”, tha Escobar në Kanal10.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark