Insajderi
Lajme

Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar

Insajderi
08 May 2024 - 15:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE: SHBA s’ka votë, Asociacioni dhe kërkesa të tjera s’janë plotësuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Escobar ka thënë se SHBA-ja s’ka votë në Këshill të Evropës dhe ka shtuar se ka pasur shqetësime brenda disa vendeve anëtare që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera lidhur me minoritetet që s’janë plotësuar.

Escobar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së që është që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe se Washingtoni zyrtar vazhdon të punojë për këtë. Ai ka pasur edhe një porosi për Kosovën duke e udhëzuar që të dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë.

“SHBA s’ka votë. Por e di që ka shqetësime tek disa anëtarë, që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë viteve të fundit dhe disa çështje me minoritetet s’janë plotësuar. Është qëndrimi i SHBA-së që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Kosova duhet të dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”, ka deklaruar Escobar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark