Escobar po qëndron në Kosovë, e vizitoi Manasatirin e Deçanit – Insajderi
×
Insajderi

Escobar po qëndron në Kosovë, e vizitoi Manasatirin e Deçanit

Insajderi
11 December 2022 - 22:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, është në Kosovë.

Të paktën kështu kanë bërë të ditur nga Manastiri i Deçanit, përmes një postimi në Twitter, që e falënderuan atë për vizitën e sotme në këtë manastir.

“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, kanë shkruar nga manastiri në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark