×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Escobar: Serbët të marrin pjesë në zgjedhjet në veri pa asnjë parakusht

    Insajderi
    07 June 2023 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se përgjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ai I tregoi qartë se t’i kthesh shpinën marrëveshjes do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës.

    Escobar ka përmendur si pasoja dështimin e integrimeve të mëtejshme në BE dhe bashkëpunimin më të ngushtë me Evropën.

    “Para së gjithash, duhet të shtensionojmë menjëherë situatën, që do të thotë se shpresojmë që kryetarët e komunave të mos tentojnë t’i shfrytëzojnë ato objekte komunale dhe që Policia e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat, por edhe demonstruesit serbë të largohen nga ato lokacione. Dhe nëse ka zgjedhje të reja dhe kur ka zgjedhje të reja, serbët duhet të marrin pjesë në to pa asnjë parakusht”, tha Escobar.

    Ai ka theksuar se Vuçiq ka thënë se do të bëjë gjithçka që ta shfrytëzojë ndikimin e tij që serbët të marrin pjesë sërish në zgjedhjet në veri të Kosovës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark