Escobar thotë se Kurti e ka pranuar Asociacionin: Ishte shumë e vështirë për qeverinë dhe partinë e tij – Insajderi
×
Insajderi

Escobar thotë se Kurti e ka pranuar Asociacionin: Ishte shumë e vështirë për qeverinë dhe partinë e tij

Insajderi
22 April 2023 - 07:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e konsideron gati “punë të kryer” çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Escobar deklaroi se ka pasur përparim në këtë çështje, dhe se Qeveria e Kosovës është pajtuar që ta themelojë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Tutje, shtoi emisari amerikan, Kosova ka parashtruar kornizën dhe parametrat e Asociacionit, të cilat tha se edhe ShBA i ka mirëpritur.

“Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, deklaroi Escobar për Zërin e Amerikës.

Sipas Escobar, tashmë pritet që në takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq, më 2 maj, Kosova ta prezantojë një propozim konkret për themelim të Asociacionit.

“Kur të dy udhëheqësit të takohen në maj, do të doja të shihja një projekt-plan nga qeveria e Kosovës. Deri tani nuk pritej ndonjë gjë, por shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha ai. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark