“Është dërguar mesazh i qartë se serbët nuk do të heqin dorë nga targat" kështu i thotë Rakiq komandantit të KFOR-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Është dërguar mesazh i qartë se serbët nuk do të heqin dorë nga targat” kështu i thotë Rakiq komandantit të KFOR-it

    Insajderi
    26 October 2022 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka takuar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia.

    Sipas njoftimit të Rakiqit, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”, në takim thuhet të jetë diskutuar për riregjistrimin e veturave me targa ilegale serbe në Kosovë, afati i fundit i përdorimit të të cilave përfundon më 31 tetor

    Ai ka thënë se komandantit të KFOR-it i ka thënë se serbët nuk do t’i zëvendësojnë targat e përdorura deri më tani me targa të Republikës së Kosovës.

    “Është dërguar mesazh i qartë se serbët nuk do të heqin dorë nga targat që kanë përdorur deri më tani, sepse janë të ligjshme dhe legjitime dhe se ekziston një shqetësim i arsyeshëm për reagimin e mëtejmë të Prishtinës në këtë drejtim”, tha ai.

    Ai vlerësoi se “gjendja e sigurisë është e paqëndrueshme” dhe se, siç shtoi ai, duhet bërë gjithçka që çështjet e hapura të Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen ekskluzivisht përmes dialogut.

    Ai i kërkoi KFOR-it të sigurojë paqen dhe stabilitetin dhe të “bëjë gjithçka për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes”.

    Marrëveshja e Brukselit për lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u arrit në vitin 2011 dhe parashikonte që në Kosovë të përdoren vetëm targat RKS (Republika e Kosovës) ose KS (Kosovë, status neutrale). Këto të fundit janë hequr nga përdorimi që nga shtatori i vitit të kaluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark