Insajderi
Lajme

“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn

Insajderi
19 August 2025 - 22:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkumbin Demaliaj, i cili do t’i kundërkandidojë për kryetar të Deçanit Bashkim Ramosajt, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të këtij të fundit.

Në një intervistë për Gazetën Demos, Demaliaj ka thënë se Ramosaj s’ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Madje, e ka quajtur edhe dezertor, shkruan Insajderi.

“Nuk e di kush është bashkëluftëtar i Bashkim Ramosajt. Unë kam respekt dhe i përkulem edhë vëllait të Bashkim Ramosajt, Agim Ramosajt, për luftën që e ka bë. Ka qenë pjesë e Njësisë “Shqiponjat e Zeza” në Dukagjin. Bashkim Ramosaj është dezertor i luftës. Ka pasë lëvizje të mëdha në ushtri në Dukagjin. Ka ra komanda, ka ra pjesa e një Shtabi, por ka qenë me urdhër të komandantëve. Bashkim Ramosaj ka ikë prej lufte më 98-ën.

Nuk është bashkëluftëtar i askuj në Dukagjin. Se është dezertor. Nashta ka bashkëluftëtarë të 2025-ës. Ka qenë në Shqipëri, ka marrë një armë, ka hy në Kosovë, kurrë pushkë s’ka kërsit. I lumtë pushka atij që e ka marrë me luftu, por pa urdhër të komandantit i ka lëshuar radhët e UÇK-së. Paslufte më 2001 a 2002 është kthy në Kosovën e çliruar“, deklaroi Demaliaj. /Insajderi.org/

@gazetademos

“Bashkim Ramosaj është dezertor i luftës” – Shkumbin Demaliaj e thotë publikisht: Iku në ‘98, u kthye në 2001 në Kosovë, kurrë pushkë s’ka shkrep

♬ original sound – GazetaDemos


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark