Faraoni G është rikthyer në skenën muzikore pas një kohë të gjatë. Ai ka lansuar bashkëpunimin me Kastro Zizon të titulluar “Jepma, jepma”.
Por në fakt, kjo këngë duket se është lidhur direkt me kampionatin futbollit në Francë, në të cilën për herë të parë mori pjesë edhe Shqipëria.
Në videoklipin e Faraoni G, mbahet Kampionati i Birrës, ku dy “shypet” (Faraoni G dhe Kastro Zizo) luajnë kundër Brazilit që janë dy femra të cilat fitojnë, raporton Insajderi.
Birra ka qenë një nga çështjet më të debatuara në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë kampionatit evropian, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj nuk pranoi të vesh fanelën e stërvitjes me reklamën e birrës “Peja”.
E në videoklip Faraoni G dhe Kastro Zizo, siç raporton Insajderi, janë tërë kohës duke pirë birrë.
Vet Faraoni nuk ka deklaruar se kjo këngë dhe video lidhet me “temën e birrës gjatë kampionatit evropian të futbollit” por përpos videos edhe nga teksti duket se është një thumb për “Hallallin se bëjmë haram, haramit si bëjmë reklamë” nga Mërgim Mavraj, raporton Insajderi.
Sidomos me këtë tekst:
“Kjo kang kur s’mbaron
Sa tjet jeta kjo vazhdon
Sa ta kom shishen ne dore
Kom me pi veq alkool
Alkooli m’ka ndihmu , ni dakik(minut) me t’harru
E harrova emrin tem , o doktor o shume pom dhem…..”