×
  • Lajme
  • Insajderi

    “…është krim dhe nuk do të tolerohet”, Halil Matoshin e nervozon vendimi i Hysenit për agjëruesit

    Insajderi
    28 March 2023 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Halil Matoshi ka reaguar pasi Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që ta shkurtojë orarin e punës për të gjithë zyrtarët që e agjërojnë muajin e Ramazanit.

    Matoshit përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se duhet të anulohet menjëherë ky vendim.

    Sipas tij, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe nuk duhet të tolerohet.

    “Pavarësisht se kundrejt religjionit Lëvizja Vetëvendosje ka bâ politika demagogjike dhe manash lojës me emocionet e njerëzve që besojnë Islamin, shkelja e Kushtetutës është krim dhe nuk do të tolerohet.

    Pushteti Komunal nuk e ka të drejtën të nxjerr vendime për administratën e shtetit për çâshtje që prekin Kushtetutën.

    Neni 8 [Shteti Laik] Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

    Ndal cenimit të rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark