×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Është Modrici i ardhshëm”, Ancelotti i kërkon Perezit blerjen e yllit të Interit

    Insajderi
    21 February 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti raportohet se ka ndjekur ndeshjen e fundit mes Interit dhe Atletico Madridit.

    Mediumi i afërt më klubin madrilen, Defence Central, Real Madridi prej disa kohësh kërkon lojtarin e Interit, Nicolo Barella.

    Mesfushori 27-vjeçar besohet se mund të jetë pasardhësi i Luka Modric.

    Ky medium raporton se ky ka qenë mesazhi që Ancelotti i ka dërguar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

    Ky djalosh do të jetë Modrici i ri, merreni!”, i ka thënë Ancelotti – Perezit.

    Ndryshe, Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark