×
  • Showbiz
  • Show

    “Është shtrigë” Gazetari flet për Arbana Osmanin: Të nxinte jetën

    Insajderi
    27 March 2024 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Eni Shehu së fundmi ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, ku ka rrëfyer më shumë detajet rreth jetës dhe punës së tij.

    Eni ka qenë kohë më parë pjesë e “Top Media” në programin “Select” prej të cilit u largua në vitin 2006.

    Mirëpo, gazetari rrëfen se që prej asaj kohë marrëdhëniet më të vështira i ka pasur me moderatoren Arbana Osmani, të cilës iu referuar me termin “shtrigë“.

    Gazetari tregoi se Arbana i “nxirë jetën” dhe gjithnjë moderatorja me kolegët është treguar politikisht korrekte, gjë që nuk i shkon aspak natyrës së Enit, sipas asaj që ai vetë tregon.

    I pyetur nga Aulona, Eni gjithashtu ka rrëfyer se ende sot e kësaj dite nuk ka marrëdhënie të mira me Arbanën, ndërsa nuk e ka kursyer një ironi.

    “Për ça t’i flas, për paninet?” – ironizoi gazetari duke nënqeshur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark