Insajderi
Show

“Është sjellë keq me nënën time që kishte kancer”, Robert Berisha trondit me deklaratën për Tunën

Insajderi
03 May 2026 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Është sjellë keq me nënën time që kishte kancer”, Robert Berisha trondit me deklaratën për Tunën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Robert Berisha në “Andale” i është rikthyer sërish raportit me këngëtaren Tuna, të cilën e ka pasur kunatë.

I pyetur nëse ka ndonjë shpresë që të përmirësohet marrëdhënia e tyre, për artistin kjo siç shihet nuk do të ndodhë ndonjëherë.

“A ka ndonjë shpresë përmirësimi marrëdhënia juaj”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

I njëjti thekson se nuk është sjell mirë me nënën e tij, që ka ndërruar tashmë jetë nga kanceri.

“Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare, e ka stilin e jetës të vet edhe sjelljet e saj do të thotë, të vazhdon kudo por jo me nënën time, me nënën që e kam pasur me kancer edhe sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira, e kam treguar në disa intervista”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Ka qenë bashkë me vëllanë, tani që nuk janë bashkë vetëm i dëshiroj suksese jetë të gjatë suksese asaj dhe fëmijëve të saj, nuk kisha dashur kurrë të dëgjoj diçka të keqe për të por unë kam dhënë shenjë në anë të majtë ti jepi në të majtë. Nuk ka ndikuar në marrëdhënien me vëllanë”.

Roberti nga ana tjetër ka një raport shumë të mirë me Patrisin, që prej vitesh po ashtu u nda nga Tuna, ndonëse kanë bashkë dy fëmijë.

@andale.al

Bëhu pjesë e familjes Andale. Na bëni follow – më shumë projekte të bukura na presin. Videon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ Andale AL

♬ original sound – Andale.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark