×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Është vërsul, ishte me marrëveshje”- flet kryeasamblisti i LDK’së të cilin tentoi ta sulmonte asamblisti i VV’së

    Insajderi
    25 April 2024 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i asamblistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, ka thënë për Insajderin se asamblisti i VV’së, Arianit Sadiku, iu është vërsulur atij gjatë seancës që po mbahej.

    Aliu thotë për Insajderin se Sadiku e ka bërë këtë me marrëveshje, duke iu thënë asamblistëve të tjerë të partisë të tij “ta mbajnë kur tenton ta sulmojë atë”.

    “Sulmi është i atillë ndaj meje, i një anëtari të Kuvendit, por i atillë që i thotë dy-tre shokëve të vetë unë po vërsulna jo mbamëni. Sepse ndryshe çerpikun nuk ia lun, edhe mu s’ma ka lu as çerpikun. Sulmin e ka bë veç me u duk kishe po e sulmon dikë. Me marrëveshje me dy-tre shokë të vetë, tu ju thanë nalëmni”, ka deklaruar ai.

    Ai ka thënë tutje se para seancës, partia në pushtet ka ndërprerë internetin në Kuvend dhe mundësinë e kyçjes përmes ‘Youtube’, duke aluduar se ishin ardhur të përgatitur për këto veprime.

    Tutje, ka thënë se ka pasur edhe sulme verbale në drejtim të anëtarëve të tjerë të asamblesë komunale.

    “Në seancë janë ardhë të përgatitur, për arsye se fillimisht e kanë ndërpre internetin në Kuvend, përmes së cilit është i lidhur me MAPL-në që ata përcjellin ‘live’ seancat tona. Edhe mundësinë e kyçjes në ‘Youtube’. E kemi kuptu masanej që i kanë mbyllë këto mundësi dhe kanë ardhur të përgatitur. Kanë bë fyrje të ndryshme të anëtarëve të Kuvendit dhe vërsulje, tu e ditë që është terr informativ”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark