Xheneta mbrëmë është futur brenda dhomës së gjumit me tenxhere. Pasi filloi t’i trazoj banorët, ishte Xuxi ai që u zgjua i acaruar, derisa tentoj t’ia marrë nga duart tenxheret.
Ajo paraprakisht është konsultuar me Rezin dhe Drenushën, nëse do ta bëj këtë gjest.
Derisa Drenusha ia miratoi, Rezi nuk u pajtua shumë me idenë e saj.
“Kërcasim sa dush”, i tha Drenusha.
“Dua t’ua prish totalisht nervat. Do iu them që deri sot s’kam luajtur”, u shpreh Xheneta.
Por, Drenusha pasi në shtëpi u krijua tollovi pas veprimit të Xhenetës, mohoi se ka ndikuar.
Madje, ajo i thotë se i ka thënë të mos e bëj një gjë të tillë.
Drenusha, nga banorët u akuzua se ka përdorur një fëmijë (Xhenetën), kundër Xuxit.
“Mshile gojën, mos fol palidhje, kam pi hap para gjysmë ore. A ki fakte që i kam thënë, a ki”, dëgjohej duke bërtitur Drenusha.
“Marre, marre, njerëz të pafytyrë”, i ka thënë Vullneti asaj.
Ky veprim i Xhenetës ka bërë që banorët të përplasen fizikisht.
Xuxi madje e ka shtyrë me forcë Mevlanin.