Përfundoi pa fitues derbi i Hajdukut dhe Dinamos në Poljud në kuadër të xhiros së 27-të të kampionatit kroat dhe fat i vërtetë që sulmi huligan në autobusin me futbollistë të Zagrebit përfundoi pa lëndime.
Teksa po udhëtonin drejt stadiumit, Dinamo Zagrebit iu desh të kalonin në një seksion me tifozë të shumtë të klubit të Splitit, gjë që provokoi disa prej tifozëve të flaktë dhe i “detyroi” të hidhnin gjithçka që u binte në dorë drejt autobusit.
Ata kanë shfrytëzuar faktin se policia nuk ka qenë pranë rrugës ku po kalonte autobusi, raportojnë mediumet kroate, përcjell Demokracia.com.
“Jezus, ata u thyen … Uh, po! Kujdes, kujdes! – Është dëgjuar nga autobusi me lojtarët, por nuk dihet se kush po flet.Lojtës Videosh
Është e qartë se askush nuk u interesua në atë situatë.
Para, gjatë dhe pas derbit janë ndaluar 89 persona, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ndonjë nga të arrestuarit ka pasur lidhje me sulmin në autobus.