×
  • Sport
  • Sport

    Eskalojnë argjentinasit, e djegin një arkivol me fytyrën e Mbappes

    Insajderi
    21 December 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozët e Argjentinës e kanë humbur arsyen gjatë festimeve për fitimin e Kupës së Botës.

    “Albicelestët” triumfuan vetëm falë penalltive ndaj Francës, por duket që tifozët, pos triumfit, ata e kanë shijuar shumë edhe humbjen e Kylian Mbappes.

    Në disa video të publikuara në Twitter shihet se si disa tifozë e djegin një faqen e përparme të një arkivoli me fytyrën e sulmuesit të Paris Saint Germain dhe këtë veprim e shoqërojnë me këngë dhe festë.

    Siç u pa edhe gjatë ndeshjes, Mbappe ishte pika më e fortë e Argjentinës në këtë ndeshje.

    Lojtari, pothuajse i vetëm, arriti ta mbante në lojë për trofe kombëtaren e tij, anipse nuk ia doli ta fitonte këtë trofe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark