×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Eskalon protesta për vrasjen e Liridona Ademajt, protestuesit hedhin tymuese- shtohet numri i policëve

    Insajderi
    05 December 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Protesta e ftuar me qëllim të solidaritetit për vrasjen e Liridona Ademajt ka eskaluar, pasi protestuesit pjesëmarrës kanë hedhur tymuese.

    Gazeta Insajderi po raporton nga vendi i ngjarjes, teksa ka mësuar se tymueset janë hedhur në drejtim të mediave prezente.

    Më pas është shtuar numri i Policisë së Kosovës, ku kanë vendosur kordonin përpara objektit të Qeverisë.

    Protestuesit patën protesta edhe përpara objektit të Policisë rajonale të Prishtinës.

    Prezent në fillimin e protestës janë parë të afërm të Liridona Ademajt, duke mbajtur pankarta në duar “Drejtësi për Liridonën!”.

    “Burrat vrasin gratë”, “Vrasësit e grave në burg”, “Poshtë patriarkati” kanë qenë disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark