Vinicius është një nga lojtarët që shpeshherë bie pre e racizimit. Mënyra sesi sulmuesi i Real Madrid sillet në fushën e lojës, gjestet e tij, ka raste që kritikohen shumë.
Së fundmi, zyrtari i Barcelonës, Mikel Camps, me një postim në rrjetet sociale, nuk është përmbajtur pas sfidës së Los Blancos me Bragën.
“Nuk ka të bëjë me racizmin, por Vinicius e meriton një shpullë sepse në fushë tregohet një palaço i vërtetë. Ato hapa për të dribluar kundërshtarin janë krejtësisht të panevojshme në një fushë futbolli”, Tha Camps. Mikel Camps e fshiu mesazhin pak minuta më vonë, por gjithsesi tepër vonë, pasi fansat e shpërndanë atë në të gjitha rrjetet sociale!