×
  • Sport
  • Sport

    Ethemi shënon në “derbin shqiptar” në Turqi

    Insajderi
    28 December 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Istanbulspor ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Kasimpasa-s.

    Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Valon Ethemi ka shënuar gol të mrekullueshëm për skuadrën e tij, Istanbulspor, në ndeshjen me Kasimpasa në Superligën turke.

    Kasimpasha kaloi në epërsi (0:1) me golin e Petrdettas, më pas një superaksion kurorëzohet me gol nga Ethemi pikërisht në minutën e 29-të.

    Për Ethemin ky ishte goli i pestë në Kampionatin e Turqisë këtë sezon.

    Në minutën e 78-të, Gultekin realizon për fitoren e Istanbulspor.

    Kapiteni Eduard Rroca dhe Ethemi u paraqitën standardë. 

    Rroca u zëvendësua në minutën e 89-të dhe Ethemi në atë të 90+1.

    Reprezentuesit e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Bersant Celina, u paraqitën titullarë për Kasimpasa-n. Celina u zëvendësua në minutën e 65-të.

    Pas javës së 16-të, Istanbulspor AS renditet në vend të 18-të me 11 pikë dhe Kasimpasa në të 14-tin me 15.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark