×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “EtnoFest” mirëpret dashamirësit e tij nga data 13 deri më 20 gusht

    Insajderi
    26 July 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga data 13 deri deri më 20 gusht të këtij do të mbahet Festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale “EtnoFest”. Sikurse edhe në edicionet, edhe në këtë edicion, të 13-in më radhë, ky aktivitet i madh kulturor do të mbahet në fshatin Kukaj, në afërsi të Prishtinës.

    Temë bosht e këtij edicioni do të jetë liria.

    Tradita shqiptare ka qenë koncepti kryesor që gjithmonë e ka përcjellë festivalin “EtnoFest” përmes muzikës, valles, instrumenteve dhe perfomancave të shumta. Edhe këtë vit si çdo herë “EtnoFest” nga 13-20 gusht do të sjellë mysafirë nga trojet shqiptare për të promovuar kulturën tonë të larmishme.

    Festivali ka një karakter multimedial, me tre programe të bazuara në traditë: shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë.

    Themeluesi i “EtnoFest” është profesori dhe regjisori i mirënjohur i teatrit, Fadil Hysaj.

    Ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe një markë jashtëzakonisht e vlershme e diskutimeve për artin, të kaluarën dhe të tashmen e kulturës dhe shoqërisë sonë.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark