×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Etnologu Valon Shkodra vjen me një trajtesë për xhubletën

    Insajderi
    07 July 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Etnologu i njohur shqiptar, Dr. Valon Shkodra, punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, është prezantuar me një trajtesë shkencore në simpoziumin e mbajtur në qytezën shqiptare të Tuzit, që gjendet afër Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi.

    Ky simpozium shkencore kishte mbledhur studiues të ndryshëm dhe kryetemë e tij ishte xhubleta shqiptare. Organizatore e këtij aktiviteti është Komuna e Tuzit, e cila udhëhiqet nga shqiptarët.

    Trajtesa e etnologut Shkodra mbante titullin “Xhubleta dhe prezantimi i saj në institucionet tona kulturore”. Ligjërimi shkencor i etnologut të lartpërmendur është mirëpritur dhe vlerësuar nga të pranishmit dhe dashamirësit e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark