×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Etnomuzikologu Visar Munishi merr pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare në Itali

    Insajderi
    08 September 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ne konferencën ndërkombëtare të ICTM Study Group on Multipart Music që po mbahet në Cremona, Itali, studiuesi Visar Munishi u paraqit me temën ‘Heterophony in Kosovo- A disappearing singing tradition”.

    Kjo konferencë u organizua nga Departamenti i Muzikologjisë i Universitetit të Pavia-s në Itali.

    Etnomuzikologu Munishi është shprehur i lumtur për pjesëmarrjen në “MultipartMusic Cremona”. Ai, po ashtu, ka pohuar se ndihet edhe më i lumtur për përzgjedhjen e Heterofonisë së Opojës si temë studimi.

    Visar Munishi është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, gjegjësisht në Degën e Folklorit. Ai, njashtu, është pjesë e projektit etnokulturor për krijimin e “Atlasit etnografik të Kosovës”, që është një nga projektet tejet të rëndësishme të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark