Pjesëtarët e EULEX-it dhe hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë duke kryer bastisje në banesën e familjarëve të heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu.
Bastisja ka filluar sot në mëngjes dhe është duke vazhduar ende.
Bahri dhe Fahri Fazliu ishin anëtarë të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), e cila gjatë luftës nënshkroi marrëveshje unifikuese me UÇK-në për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës.
Lajmin për bastisje për Insajderin e ka konfirmuar avokati i familjes, Artan Qerkini.