×
  • Showbiz
  • Show

    Euro 2024: Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse, në mesin e tyre edhe Shqipëria

    Insajderi
    11 June 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jude Bellingham vlen më shumë se gjashtë shtete pjesëmarrëse në Euro 2024 sipas një studimi të ri, me Anglinë që ka ekipin më të shtrenjtë në këtë garë.

    Mesfushori 20-vjeçar, i cili iu bashkua Real Madridit nga Borussia Dortmundi verën e kaluar për shumën e 88.5 milionë eurove, dhe është njëri prej kandidatëve kryesor për ta fituar Topin e Artë pas një kampanje fantastike për klubin dhe shtetin.

    Ai shënoi 23 gola dhe bëri 12 asistime për ekipin e Carlo Ancelottit në të gjitha garat, duke përfshirë tri në Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin e fitoi për herë të parë në karrierë gjatë këtij muaji.

    Si rezultat i formës së tij, vlera e Bellingham në treg është rritur tej mase. Sipas një raportimi nga Safebettingsites, ish-mesfushori i Birmingham Cityt, vlen 153 milionë euro.

    Në rast se kjo shifër është e saktë, atëherë reprezentuesi anglez vlen më shumë se sa gjashtë shtete pjesëmarrëse në Euro 2024 – Rumania (78 milionë euro), Shqipëria (95 milionë euro), Sllovenia (123 milionë euro), Sllovakia (133 milionë euro), Gjeorgjia (136 milionë euro) dhe Hungaria (140 milionë euro). /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark