×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Euro nuk “ngre kokë”, monedha evropiane humb sërish pikë

    Insajderi
    30 August 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Monedha europiane ka nisur të humbasë përsëri pikë kundrejt  monedhes shqiptare. Vetëm në 5 ditë euro është dobesuar me 2 pikë.

    Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet tashmë me 108.6 lekë nga mbi 110 që ishte  rreth një javë më parë.

    Po ashtu edhe monedhat e tjera të huaja  janë dobësuar. Një dollar aktualisht po shkëmbehet me 99 lekë.

    Agjentë të kursit të këmbimit e shpjegojnë  këtë situatë me luhatjet  në një moment që po mbaron sezoni turistik.

    Banka e Shqipërisë paralajmëroi më herët se kursi i këmbimit do të qetësohej me ardhjen e shtatorit, por euro do të kishte një tjetër nivel përballë lekut./abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark