×
  • Lajme
  • Insajderi

    Eurodeputeti holandez: I turpshëm kushtëzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën 

    Insajderi
    14 October 2022 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eurodeputeti nga Holanda, Thijs Reuten, i ka reaguar shtetit prej nga vjen, dhe shteteve të tjera, për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Në një postim në Twitter, Reuten ka reaguar për lidhjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

    Ai ka thënë se ky është vetëm një arsyetim për shtyrjen e liberalizimit për Kosovën, e cila “i ka plotësuar të gjitha kushtet, pas vitit 2018”.

    “Thellësisht i turpëruar nga Qeveria e Holandës dhe katër (qeveri të tjera). Pasi Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat në vitin 2018, si dhe pas një raporti shtesë jashtëzakonisht pozitiv, me kërkesë të Holandës, ata gjetën një arsyetim të ri për ta shtyrë udhëtimin pa viza për Kosovën”, ka thënë Reuten.

    Në një tjetër postim ai ka thënë se “Franca po i tregon sërish qëllimet e vërteta kur është puna te mbajtja e premtimeve dhe loja sipas rregullave”.

    “Rreth 1 milion qytetarët e fundit të mbetur në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa udhëtim të lirë pa viza, po përdoren për politika të brendshme, me mbështetje edhe të Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës”, ka thënë mes tjerash ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark