Insajderi
Botë

Europol realizoi operacionin më të madh kundër drogave sintetike, u shkatërruan 24 laboratorë

Insajderi
21 January 2026 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Europol realizoi operacionin më të madh kundër drogave sintetike, u shkatërruan 24 laboratorë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Europol ka realizuar një aksion të madh që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal të drogës që vepronte në gjithë Bashkimin Evropian (BE). Aksioni u zhvillua më 16 janar në Poloni, Belgjikë, Gjermani dhe Holandë.

Këto aksione ishin të fokusuar ndaj një rrjeti për të cilin dyshohej se importonte sasi të mëdha të prekursorëve që përdoren për prodhimin e drogave sintetike në laboratorë në disa vende.

Përveç kësaj, rrjeti merrej me aktivitete pastrimi parash për të avancuar operacionet e tij të paligjshme.

Në një operacion njëvjeçar me emrin koduar “Fabryka”, morën pjesë organet e zbatimit të ligjit dhe organet gjyqësore nga Belgjika, Çekia, Gjermania, Holanda, Polonia dhe Spanja.

Gjatë hetimeve, organet e zbatimit të ligjit konstatuan se rrjeti mund të ketë importuar më shumë se 1000 tonë prekursorë, një sasi e mjaftueshme për prodhimin e 300 tonëve drogave sintetike si MDMA, amfetamina dhe katinoni.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark