×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Eurostat: Inflacioni i zonës euro nën zero

    Insajderi
    07 January 2021 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inflacioni në zonën e euros mbeti i qëndrueshëm, por në territor negativ në dhjetor, deklaroi zyra e statistikave e Bashkimit Europian.

    ”Shkalla vjetore e inflacionit ka mbetur e pandryshuar që nga shtatori pasi ra në të kuqe në gusht për 19 vendet që përdorin euron”, sipas një deklarate të Eurostat.

    Në korrik, shkalla e rritjes së çmimit ishte akoma pozitive në 0,4%.

    Seria e deflacionit, e paparë në eurozonë që nga viti 2016, u drejtua kryesisht nga rënia e çmimeve të energjisë, e cila ra me 6,9% nga viti në vit, sipas Eurostat në vlerësimin e saj të parë, ndërsa pandemia ka frenuar kërkesën për karburant.

    Inflacioni vjetor matet duke krahasuar nivelet e çmimeve midis muajit aktual dhe të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

    Shifrat janë mjaft poshtë objektivit të Bankës Qendrore Europiane të inflacionit prej pak më pak se 2%, një normë që konsiderohet e ekuilibruar midis rritjes dhe stabilitetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark