Statistikat e fundit të Eurostat mbi cmimet e energjisë elektrike në Evropë sugjerojnë se çmimi i rrymës në Kosovë është ndër më i ulëti në Evropë dhe se vetëm Ukraina ka cmimin e energjisë elektrike më të ulët se Kosova.
Në listen e vendeve me cmime te uleta te rrymës jane edhe shtetet ne rajon, ani pse rritje e çmimit të energjisë elektrike deri në 40 përqind është paralajmëruar në disa prej tyre. Vendet në rajon kanë theksuar rritjen e cmimit të energjisë elektrike në berzë si një prej arsyjeve.
Sipas statistikave të njejta nga Eurostat, cmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i ulët se ai në Serbi për 18% dhe 31% më i ulët se cmimi në Maqedoninë Veriore.
Krahasuar me Slloveninë, vend anëtar i Bashkimit Evropian, cmimi i energjisë elektrike në Kosovë është 270% më i lirë. Krahasuar me vende të zhvilluara Evropiane, dallimi në cmim arrinë në 500% në të mirë të Kosovës.
Ndryshe, ende pa filluar prodhimin nga termocentralet dhe kapacitetet tjera të reja energjetike në Serbi, sipas të dhënave nga SEEPEX, nga 50 euro, sa ishte cmimi për një megavat të energjisë elektrike në fillim të vitit 2018, në fund të këtij viti cmimi kishte arritur në 70 euro për megavat, raporton Balkan Green Energy News.
Trende të ngjashme të rritjes së cmimit të energjisë elektrike në berzë janë shënuar edhe në HUPX, rrjetin Hungarez të shkëmbimit të energjisë, ndër platformat kryesore të shkëmbimit të energjisë në rajon.
Me gjithë investimet që planifikohen në Kosovë në sektorin e Energjisë, rritjet pritet të jenë të vogla, dhe i cmimi i rrymes pritet të vazhdojë të jetë ndër më të ulëtit në Evropë.
Statistika të reja të cmimeve të energjisë do të publikohen nga Eurostat gjatë muajit Maj, raporton Insajderi.