×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurovision pranon se ndihet i kërcënuar nga ISIS

    Insajderi
    29 April 2016 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali i këngës evropiane Eurovision mund të jetë një nga tragetet e sulmeve të ardhshme të ISIS në Suedi.

    Burime zyrtare të Eurovision-it kanë konfirmuar se ata janë duke punuar me autoritetet e sigurisë në Suedi, në prag të paralajmërimeve për sulme terroriste në Stockholm, aty ku do të mbahet edicioni i sivjetmë i Eurovision-it. Mbi 7 të dyshuar të kenë lidhje me ISIS-in raportohen të kenë hyrë së fundmi në Suedi sipas burimeve zyrtare të autoriteteve të sigurisë në Irak, raporton DailyMail.

    Gazeta suedeze “Dagnes Nyheter” raporton se finalja e Eurovisionit, që mbahet në “Golber Arena” në Stockholm m 14 maj, është një nga tragetet e sulmeve terroriste.

    Bazuar në raportimin e gazetës, policia dhe autoritet e sigurisë në këtë shtet kanë konfirmuar se kanë krijuar një plan operativ për të siguruar këtë ngjarje.

    Më herët gjatë javës, zyrtarët e Eurovision-it kanë pasur një takim me drejtorin e Policisë ku kanë diskutuar edhe për kërcënimet me sulme.

    “Ka qenë një takim i planifikuar për sigurinë e ngjarjes që mbahet në Globen Arena. Natyrisht ne kemi shkëmbyer informacionet që i kemi”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Stockholm, Kjell Lindgren, i cili ka marrë pjesë në takim.

    Suedia është vendi i dytë nga ku ISIS ka rekrutuar anëtar në vendet e BE-së, dhe inteligjenca e vendit ak identifikuar 300 persona që kanë braktisu vendin për t’i bashkuar xhihadistëve në Lindjen e mesme në vitin 2013.

    Flamuri i ISIS ështq një flamujt e ndaluar nga Eurovision-i që të valëvitet në sallën ku mbahet festivali i këngës evropiane. Aty është edhe flamuri i Kosovës por organizatorët e Eurovisionit kanë thënë se ndalesa për përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë netëve finale të Eurosong-ut, nuk është kundër shtetit të Kosovës apo një territori të caktuar, por ka të bëjë me rregullat e përgjithshme.

    “Sigurimi suedez ka marrë informacione nga Iraki se 7 apo 8 anëtarë të ISIS-it kanë hyrë në Suedi, për të planifikuar një sulm terrorist në Stockholm”, ka raportuar “Expressen”.

    “Bazuar në informacionet, terroristët po planifikojnë sulme civile në kryeqytet”, shkruan tutje gazeta.

    Shërbimi i Sigurisë në Suedi nuk ka komentuar këto informacione por ka thënë se është duke u marrë me to.

    “Shërbimi jonë merr nganjëherë informacione konkrete ndonjëherë nuk kanë burime të sakta por ne i shqyrtojmë të gjitha. Por ngjarja në Globen Arena është një nga targetet tona”, ka thënë një zyrtar i sigurisë suedeze./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark