×
  • Sport
  • Sport

    Everton pritet të dënohet rëndë! I rrezikohet edhe më shumë rënia nga Premier Liga

    Insajderi
    24 March 2023 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Everton është akuzuar për një shkelje të pretenduar të rregullave të Fair Play Financiar të Premier League në lidhje me shpenzimet e tyre sezonin e kaluar.

    Ky do të jetë një shqetësim i madh për tifozët e Bluve, me skuadrën e tyre që aktualisht po kalon një betejë tjetër për të qëndruar në Premier League,

    Besohet se Everton ka punuar ngushtë me Premier League për të siguruar që ata të mbeten brenda kufijve të FFP, por nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me një dënim të konsiderueshëm.

    Siç raportohet nga Guardian, akuza erdhi pas një hetimi 10-mujor pasi Burnley dhe Leeds i shkruan Premier League në maj të vitit të shkuar për të pyetur nëse Everton i shkeli rregullat pasi regjistroi humbje prej 371.8 milion paund gjatë tre viteve të fundit.

    Sipas rregullave të Premier League, klubet lejohen të humbasin një maksimum prej 105 milionë paund gjatë tre viteve dhe Everton tani mund të gjobitet ose të hiqen pikë nëse shpallet fajtor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark