Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë të shtunën se është i bindur që puna e institucioneve të Kosovës për liberalizimin e vizave “do të vlerësohet në mënyrë afirmative nga BE-ja”.
“Liberalizimi i vizave, gjë për të cilën jemi angazhuar aq shumë dhe aq gjatë, do të hapë perspektivë dhe mundësi të reja bashkëpunimi dhe afrimi mes nesh. Gjithashtu, do të na mundësojë të përfitojmë më shumë nga MSA-ja dhe instrumente të tjera të cilat ofron ky rrugëtim”, ka thënë Thaci.
Presidenti ka thënë se “kontinenti ynë nuk do të jetë i kompletuar dhe i bashkuar pa Kosovën si pjesë të saj”.
Gjatë kësaj jave, Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se pret që brenda pak kohësh qytetarët do të fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Shengen./Insajderi.com