Insajderi
Biznes

“ExxonMobil” shkurton 1.600 vende pune në Evropë

Insajderi
06 October 2020 - 09:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“ExxonMobil” shkurton 1.600 vende pune në Evropë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania amerikane e naftës “ExxonMobil” njoftoi sot se do të shkurtojë 1 600 vende pune deri në fund të vitit 2021 në Evropë, ose pak më shumë se 11% të fuqisë punëtore të saj në kontinent, si pjesë e një uljeje të përgjithësuar të kostove, e përshpejtuar nga pandemia.

“Ndikimi i COVID-19 në kërkesën për produktet “ExxonMobil” e ka bërë punën e vazhdueshme në përmirësimin e efikasitetit të kompanisë edhe më urgjente”, shpjegoi kompania, që ka rreth 14 000 të punësuar në Europë.

“Europa mbetet një treg i rëndësishëm për “ExxonMobil”, siç kanë treguar investimet e mëdha të kohëve të fundit, megjithatë, tani duhen veprime të rëndësishme për të përmirësuar konkurrencën e kostos dhe për të siguruar që kompania të kapërcejë këto kushte të papara tregu”, vazhdoi ajo.

Kompania nuk dha hollësi për shpërndarjen gjeografike të shkurtimeve, por sqaroi se ato do të vareshin nga gjurma tregtare dhe kushtet e tregut lokal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark