×
  • Lajme
  • Lajme

    Fabrika e municionit- Bajrami ironizon me Kurtin, ia kujton atë të keçapit që s’e bëri

    Insajderi
    27 November 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ironizuar sot me vendimin e Qeverisë Kurti për fillimin e procedurave për ndërtimin e një fabrike të municionit.

    Bajrami ia ka kujtuar Kurtit premtimin për fabrikën e keqapit në Kosovë që s’është realizuar për këto katër vite.

    Ajo me ironi ka thënë se meqë i shkuan katër vite dhe s’mundi ta bëjë, tash po e nis fabrikën e municionit.

    “A e mbani mend premtimin e Albinit për ndërtimin e një fabrike të keqapit?Eh, pasiqë shkuan 4 vite atë s’mundi ta ndërtojë e sot tha hajt se po e fillojmë një fabrikë të municionit. Besoj deri me 9 shkurt e ndërton. Si të ndërtojnë fabrikën e municionit, po e hapshin Urën e Ibrit.Propaganda nuk kalon, mashtrimeve u erdhi fundi”, ka shkruar Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark