Planet për një tab të dedikuar lajmesh u zbuluan nga Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti, pak pasi Apple lançoi shërbimin me pagesë të lajmeve.
Facebook por përgatitet për të lançuar një panel të dedikuar lajmesh duke u ofruar publikuesve marrëveshje miliona dollarëshe sipas The Wall Street Journal.
Sipas gazetës Amerikane Facebook është takuar me ABC News, the Washington Post, Bloomberg e shumë të tjerë për tu dhënë ofertën e tyre.
Nuk dihet sesa prej publikuesve kanë pranuar ofertën e Facebook por sipas raportimeve bëhet fjalë për një marrëveshje 3-vjeçare.
Planet për një tab të dedikuar lajmesh u zbuluan nga Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti, pak pasi Apple lançoi shërbimin me pagesë të lajmeve.
Atë kohë u tha se shërbimi do të ishte falas për tu përdorur edhe pse Facebook është gati ti paguajë publikuesit për përmbajtjet e tyre.
Bazuar në raportin e WSJ, tabi mund të ofrojë një miks artikujsh të plotë por edhe pjesëza. Publikuesit mund të zgjedhin nëse duan të publikojnë lajmet e plota apo vetëm një titull apo pjesë të shkurtër së bashku me një link në uebsajtet e tyre. Zgjedhja e fundit do të dërgonte trafikun në domanin e tyre edhe pse Facebook do të paguante më tepër që lexuesit të ngeleshin në platformë.