×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Facebook ka aksesuar kontaktet e 1.5 milion e-maileve të përdoruesve

    Insajderi
    18 April 2019 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit.

    Në Maj të 2016-ës Facebook kishte kërkuar përdoruesve të rinj fjalëkalimet e e-maileve për të verifikuar llogaritë e tyre.

    Tashmë sipas Business Insider, nëse përdoruesit i kanë dhënë Facebook fjalëkalimin atë kohë, rrjeti social e ka përdorur për të aksesuar listat e tyre të kontakteve dhe të ngarkojë përmbajtjet e tyre në serverët e saj pa dijeninë e përdoruesit.

    “Kemi gjetur se në disa raste kontaktet e e-mailit të përdoruesit ishin ngarkuar padashje nga Facebook kur krijoheshin llogari të reja. Sipas përllogaritjeve tona, deri në 1.5 milionë njerëz mund të kenë rënë pre e këtij gabimi. Këto kontakte nuk janë ndarë me asnjë tjetër dhe jemi duke i fshirë ato”, tha një zëdhënës nga rrejti social i Facebook-ut.

    Rrjeti social tha se është duke kontaktuar me ata persona kontaktet e të cilëve janë ngarkuar në serverët e kompanisë por gjithashtu përbën skandalin e radhës për një kompani që i kanë munguar probleme të tilla vitet e fundit.

    Ende Facebook nuk shpjegon pse verifikimi me fjalëkalimin e e-mailit ishte aplikuar. E gjitha që rrjeti social thotë janë justifikime për skeptikët e praktikave dhe premtimeve të një kompanie përfshirë në skandale privatësie të padëgjuara nga të tjerët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark