Drejtoresha e Operacioneve të kompanisë, Cheril Sandberg, tha se pajtohet me thirrjet që “duhet të bëhet shumë më tepër” për të parandaluar lëshime të tilla.
Ajo tha se ky rrjet social do të ashpërsojë mundësinë e transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, Zelanda e Re do të shqyrtojë ligje kombëtare “të papërshtatshme” për gjuhën e urrejtjes.
Ministri i Drejtësisë Andrew Little tha se ligjet aktuale nuk rregullojnë “urrejtjen dhe të keqen që shohim në internet”.
Ndryshe, në një sulm terrorist kohë më parë në xhamitë Al Nur dhe Linwood, në Christchurch, Zelandë e Re, u vranë 50 vetë.