Rrjeti i njohur social, Facebook, ka dalë me një postim në faqen e vet, duke u shprehur keqardhje përdoruesve për problemet që u shfaqën një ditë më parë.
“Ne dëshiruam që ta pranojmë ndikimin që ndërprerja ka pasur te secili që varet në qasjen në aplikacionet dhe shërbimet tona përditë”, thuhet në postim.
Më tej, rrjeti u kërkoi falje përdoruesve, veçanërisht klientëve të rinj, grupeve që i bashkojnë njerëzit në interesat e përbashkëta dhe familjeve që janë përpjekur që të lidhen mes vete, thuhet në postim.
“Kemi punuar fort për ta kthyer qasjen dhe jemi të lumtur që të raportojmë se aplikacionet dhe shërbimet tona janë kthyer online tash”, shkruhet më tutje.
“Ju faleminderit që keni duruar me ne dhe që keni vazhduar të jeni pjesa më e mirë e Facebook-ut”, thuhet në fund të postimit.